LAJMI I FUNDIT:

Lazio 0-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve

Lazio 0-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve
Icardi - Brozovic (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar formën e lartë në kampionatin italian duke arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi, ku kësaj radhe viktimë ishte Lazio.


Golat në këtë fitore të skuadrës së Luciano Spallettit u shënuan nga kapiteni Mauro Icardi (28′,70′) dhe Marcelo Brozovic (41′).

Interi nuk ndalet, fiton me lehtësi në udhëtim te Lazio
Lexo po ashtu Interi nuk ndalet, fiton me lehtësi në udhëtim te Lazio

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas Icardi, i cili u vlerësua me notë 9.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin kroat, Milan Badelj, që u notua me 6.0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.2. /Telegrafi/

Lazio:

Inter: