LAJMI I FUNDIT:

Lautaro Martinez kishte nënshkruar si lojtar i Atletico Madridit, si ndodhi që në fund ai iu bashkua Interit?

Lautaro Martinez kishte nënshkruar si lojtar i Atletico Madridit, si ndodhi që në fund ai iu bashkua Interit?

Lautaro Martinez kishte nënshkruar një kontratë me Atletico Madridin në 2017, por Interi arriti që ta mposht ofertën e “Los Colchoneros” dhe e bindën sulmuesin argjentinas që të transferohet në “San Siro”, me ndihmën e Diego Militos dhe Javier Zanettit.

Interi do të jetë nikoqir i Atletico Madridit nesër (e martë) në “Stadio Meazza”, në kuadër të ndeshjes së parë në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve.


Corriere dello Sport ka raportuar se Martinez ka mundur që të luajë ndeshjen e nesërme duke mbajtur veshur fanellën e Atletico Madridit.

Gjiganti spanjoll ishte pajtuar për të paguar klauzolën e lirimit prej 12 milionë eurosh për të transferuar Lautaron nga Racing në dhjetor të 2017, por sulmuesi do të mbetej në formë huazimi tek klubi argjentinas deri në pjesën e dytë të sezonit.

Lautaro madje kishte nënshkruar kontratën e tij me Atleticon, ashtu siç kishte dëshmuar Mundo Deportivo në 2022.

Sidoqoftë, “Nerazzurrët” bën një ofertë dyfish më të lartë sesa ajo e Atleticos, duke bërë që në fund Lautaro të vishej zikaltër.

Lautaro në histori të Interit, ylli argjentinas kërkon titullin dhe Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Lautaro në histori të Interit, ylli argjentinas kërkon titullin dhe Ligën e Kampionëve

Milito ishte bashkëlojtar i Lautaros tek Racing dhe ‘El Toro’ bëri debutimin e tij si futbollist profesionist në 2015, duke zëvendësuar pikërisht Militon, fituesin e Ligës së Kampionëve në vitin 2010.

Lautaro u emërua kapiten i Interit verën e kaluar dhe momentalisht është golashënuesi më i mirë në Serie A me 22 gola në 20 paraqitje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori