LAJMI I FUNDIT:

Latifi e vlerëson lart Andersonin, por do t’i shfrytëzojë gabimet e tij

Latifi e vlerëson lart Andersonin, por do t’i shfrytëzojë gabimet e tij
Ilir Latifi (Foto: Codie McLachlan/Getty Images/Guliver)

Ilir Latifi beson se Corey Anderson është një sportist i nënvlerësuar në kategorinë e lehtë të peshave të rënda në UFC. Mirëpo, shqiptari i ka përmendur arsyet pse kundërshtari i tij nuk ka përparuar në karrierë.

Latifi (14-5 MMA, 7-3 UFC) do të përballet me Anderson (11-3 MMA, 8-3 UFC) të shtunën (me kohën tonë, të dielën rreth orës 4:30 të mëngjesit) në kuadër të UFC 232 në një duel shumë të rëndësishëm për kategorinë e tyre.


Ylli shqiptar i UFC-së e ka vlerësuar lart amerikanin, mirëpo mendon se do të ketë momente gjatë meçit të cilat do t’i shfrytëzojë për ta mposhtur.

Gjithçka që duhet të dini për Ilir Latifin
Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për Ilir Latifin

“Në top 10, secili mund ta mposhtë secilin”, ka thënë Latifi para gazetarëve, ndërsa citohet nga MMAjunkie.

“Mendoj se Corey është nga ata sportistë që ia ka dalë shumë, shumë mirë. Mirëpo, ai ka bërë disa duele dhe i ka humbur disa përballje që ishte duke i fituar, por ka gabuar”.

Ilir Latifi përballet me Corey Anderson në UFC 232 (Foto: Telegrafi)

“Sidoqoftë, ai është një kundërshtar i fortë”, ka thënë 35-vjeçari, i cili në rast të triumfit do t’i hapet rruga të luftojë për titullin e divizionit në të ardhmen.

UFC 232 zhvillohet në The Forum në Inglewood të Kalifornisë të shtunën (me kohën tonë  dueli do të zhvillohet të dielën me 30 dhjetor 2018 dhe pritet të fillojë rreth orës 04:30). /Telegrafi/