LAJMI I FUNDIT:

Ilir Latifi-Corey Anderson: Orari dhe çdo gjë që duhet të dini rreth duelit të shqiptarit në UFC

Ilir Latifi-Corey Anderson: Orari dhe çdo gjë që duhet të dini rreth duelit të shqiptarit në UFC

Dëshira për të ndjekur ngjarjet e UFC-së po rritet çdo herë e më shumë në botë dhe normalisht që edhe tek shqiptarët interesimi është mjaft i madh.

Në garën më të madhe të artëve të përziera marciale është pjesë edhe një shqiptar, bëhet fjalë për Ilir Latifin. 35 vjeçari në UFC prezantohet si sportist nga Suedia, por ai nuk harron asnjëherë vendlindjen e tij, Kosovën.


Këtë herë ylli nga Vushtrria ka një sfidë të madhe para vetës, ai do të ndeshjet me Corey Anderson, në një duel ku pritet të jetë mjaft i zjarrtë pasi të dy janë mundës të nivelit të lartë dhe kanë aftësi të madhe qëndrueshmërie, por edhe sulmuese.

Përmbledhje e vizitës së Ilir Latifit në Tiranë - Jeta dhe karriera e yllit të vetëm shqiptar në UFC
Lexo po ashtu Përmbledhje e vizitës së Ilir Latifit në Tiranë - Jeta dhe karriera e yllit të vetëm shqiptar në UFC

Vlen të theksohet se Latifi stërvitet me shokun e tij të ngushtë, Alexander Gustafsson, i cili do të përballet me Jon Jones për titullin e lehtë të peshave të rënda pak orë pas duelit të Ilirit.

Ndërsa më poshtë keni të gjitha informatat e nevojshme rreth meçit të Ilir Latifit:

Orari:

Me kohën tonë  dueli do të zhvillohet të dielën me 30 dhjetor 2018 dhe pritet të fillojë rreth orës 04:30.

Corey Anderson (31 vjeçar), kundërshtari i ardhshëm i Latifit (Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver)

Rëndësia e duelit?

Mjaft e madhe, Latfi aktualisht në kategorinë e lehtë të peshave të rënda renditet i pesti, ndërsa kundërshtari i tij i dhjeti. Fitorja do t’i jepte mundësi fituesit për një duel ku në lojë do të ishte titulli i divizionit.

Latifi-Anderson përfundojnë matjet zyrtare: Shqiptari nuk harron të bëjë shqiponjën, tregon respekt për amerikanin
Lexo po ashtu Latifi-Anderson përfundojnë matjet zyrtare: Shqiptari nuk harron të bëjë shqiponjën, tregon respekt për amerikanin

Duelet e fundit dhe statistikat?

Anderson (11 fitore, katër humbje dhe asnjë barazim) ka befasuar të gjithë me rritjen e tij, së fundi ka fituar ndaj Glover Teixeiras, ndërsa në anën tjetër Latifi (14 fitore, pesë humbje dhe asnjë barazim) ka pesë fitore në gjashtë duelet e fundit, triumfi i tij i fundit ishte ndaj ish-kampionit, Ovince Saint-Preux.

Favorit?

Dueli do të ketë tre raunde nga pesë minuta, Latifi është favorit i padiskutueshëm nga gjithë ekspertët e UFC-së dhe kompanitë e basteve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori