LAJMI I FUNDIT:

Latifi-Anderson përfundojnë matjet zyrtare: Shqiptari nuk harron të bëjë shqiponjën, tregon respekt për amerikanin

Latifi-Anderson përfundojnë matjet zyrtare: Shqiptari nuk harron të bëjë shqiponjën, tregon respekt për amerikanin
Foto: UFC - Ultimate Fighting Championship/YouTube

Ashtu siç e do tradita dhe rregulli në UFC, një ditë para duelit bëhen edhe matjet zyrtare të sportistëve.

Në kuadër ngjarjes së UFC 232 do të ndeshet edhe Ilir Latifi, shqiptari do të përballet me Corey Anderson.


Edhe pse shqiptari më i vogël me trup (1.75 metra), peshoi (93.2 kilogramë) pak më shumës se amerikani shtatlartë (1.91 metra), pesha zyrtare e të cilit ishte, 92.7 kilogramë.

E si të mungonte shqiponja, krenari (Foto: UFC – Ultimate Fighting Championship/YouTube)

Përkundër faktit se 35-vjeçari nga Vushtrria në garën më të madhe të artëve të përziera marciale paraqitet si sportistë i Suedisë, ai asnjëherë nuk harron prejardhjen e tij. Gjatë matjes zyrtare ai bëri shqiponjën me duar, që është simbol i shqiptarëve kudo në botë.

Por, ajo që ra në sy është edhe respekti i madh për kundërshtarin e tij, ku e dimë se në UFC nuk mungojnë edhe momentet tensionuese para duelit.

Iliri menjëherë pas matjes ia zgjati dorën Andersonit, por edhe në fund pasi dyshja bënë fotografinë zyrtare përballë njëri-tjetrit.

Përmbledhje e vizitës së Ilir Latifit në Tiranë - Jeta dhe karriera e yllit të vetëm shqiptar në UFC
Lexo po ashtu Përmbledhje e vizitës së Ilir Latifit në Tiranë - Jeta dhe karriera e yllit të vetëm shqiptar në UFC

Ndeshja do të jetë në kuadër të kategorisë së lehtë në pesha të rënda, ndërsa fituesit do t’i hapet rruga të luftojë për titull e divizionit në të ardhmen.

Ilir Latifi-Corey Anderson: Orari dhe çdo gjë që duhet të dini rreth duelit të shqiptarit në UFC
Lexo po ashtu Ilir Latifi-Corey Anderson: Orari dhe çdo gjë që duhet të dini rreth duelit të shqiptarit në UFC

Në vendin tonë ndeshja do të zhvillohet më 30 dhjetor , ndërsa pritet të fillojë nga ora 04:30.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori