LAJMI I FUNDIT:

Lartësohet edhe një herë mbi të gjithë flamuri i Kosovës – falë Nora Gjakovës

Lartësohet edhe një herë mbi të gjithë flamuri i Kosovës – falë Nora Gjakovës

Nora Gjakova ka lartësuar flamurin e Kosovës, falë medaljes së artë të fituar në lojërat Olimike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja nga Peja mposhti në finale francezen Sarah Leoine Cysique, për të realizuar ëndrrën e saj, por edhe për t’i sjell vendit tonë të dytën në këto lojëra.


Gjakova pranoi edhe zyrtarisht medaljen e artë, derisa himni i Kosovës u intonua para të pranishmëve në sallë.

Njëkohësisht, derisa intonohej himni i vendit tonë, flamuri ngjitej në piedestal, para syve të qindra apo edhe miliona personave që e kanë shikuar këtë moment.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pasi qysh në ditën e parë, Distria Krasniqi e rrëmbeu të parën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori