LAJMI I FUNDIT:

Largoi maskën me gjithë vetulla, e bija saj nuk mund të ndalonte së qeshuri (Video)

Largoi maskën me gjithë vetulla, e bija saj nuk mund të ndalonte së qeshuri (Video)

Nicole Cano nuk ka mundur të ndalonte së qeshuri, kur nëna saj Brenda, po përpiqej të largonte një maskë për trajtimin e fytyrës.

Adoleshentja 19-vjeçare, e ka filmuar të ëmën teksa largonte me vështirësi shtresën, në shtëpinë e tyre në Teksas të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, gjithçka është kthyer për të keq, kur ajo largoi edhe vetullat bashkë me maskën.

“E aplikova këtë maskë që e bleva në market për katër dollarë, por ende më dukej lëkura, andaj vura edhe një shtresë”, ka thënë Brenda.

Përfundimi i videos që mund ta shihni më poshtë, e tregon atë shumë keq, si pasojë e mungesës së vetullave dhe disa pjesëve të mbetura ende në lëkurë. /Telegrafi/