LAJMI I FUNDIT:

Largohet nga puna një inspektor tatimor i dënuar për korrupsion

Largohet nga puna një inspektor tatimor i dënuar për korrupsion

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se në pajtim me nenin 60 paragrafin 1 nënparagrafin 1.6 të Ligjit për Zyrtaret Publik, ka nxjerrë vendim për shkëputjen e marrëdhënies së punës për inspektorin tatimore të dënuar për korrupsion.

Menaxhimet i lartë i ATK-së, siguron opinionin publik se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e lartpërmendur, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.

ATK falënderon qytetarët, mediet, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative. /Telegrafi/