LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Messit nga Barcelona, sikurse ai i Michael Jordan nga Chicago Bulls: Mund të jetë një ogur i keq për katalunasit

Largimi i Messit nga Barcelona, sikurse ai i Michael Jordan nga Chicago Bulls: Mund të jetë një ogur i keq për katalunasit

Është e vështirë të gjesh një lojtar që është aq i rëndësishëm për klubin e tij sa Lionel Messi për Barcelonën.

Kur marrëdhënia e tyre do të përfundojë herët a vonë, nuk është e lehtë të vlerësohet ndikimin që do të ketë largimi i tij nga Blaugranat.


Një krahasim që mund të bëjmë është ai i Michael Jordan, largimi i të cilit tronditi Chicago Bulls, shkruan Marca.

Michael Jordan sa ishte te Chicago Bulls (Foto:Jonathan Daniel /Allsport/Getty Images)

Jordan u largua nga Bulls në vitin 1998 pasi fitoi unazën e tij të gjashtë në NBA dhe, për kuriozitet, Messi mund të largohej nga Barcelona pasi mori “Topin e Artë” të gjashtë në karrierë.

Kjo është një shenjë e keqe për Barcelonën, pasi Bulls nuk kanë fituar më asnjë titull të vetëm që kur Jordan u largua.

Për më tepër, largimi e MJ shkaktoi një revolucion të madh në ekip, pasi edhe trajneri Phil Jackson dhe lojtarët kryesorë si Scottie Pippen dhe Dennis Rodman gjithashtu u larguan.

Michael Jordan #23 te Chicago Bulls (Foto: Getty Images)

Një ndryshim i ngjashëm mund të ndodhë në “Camp Nou”, pasi Ronald Koeman po kërkon ta largojë Luis Suarezin këtë verë.

Një paralele tjetër interesante midis dy rasteve është se Barcelona dhe Bulls të dy vuajtën nga probleme financiare.

Këtë vit, klubi katalanas është përballur me barrën e pandemisë së coronavirusit, e cila bllokoi sezonin për tre muaj, ndërsa Bulls ishin të përfshirë në bllokimin e NBA që ndodhi nga viti 1998 deri në 1999.

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images)

Në nivelin e marketingut, Jordan ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme – ai është ende lojtari që ka shitur më së shumti fanella te Bulls.

Sa i përket Messit, Barcelona mund të humbasë edhe më shumë, nëse ai largohet, pasi në klub do të bie vlera e marketingut.

Ajo që është e sigurt është që largimi i Messi nuk do t’i japë fund Barcelonës, i cili ishte një klub jashtëzakonisht i suksesshëm para se të mbërrinte argjentinasi në ekipin e parë dhe trofetë nuk kanë munguar.

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images)

Sidoqoftë, është e vështirë të imagjinohen Blaugranat pa lojtarin e tyre të madh, pasi pasiguria për të ardhmen e tyre rritet nga dita në ditë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori