LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Hummels është humbje për Dortmundin

Largimi i Hummels është humbje për Dortmundin

Matts Hummels ka vendosur të largohet nga Dortmundi dhe nga 1 korriku do të jetë zyrtarisht i Bayernit.

Mbrojtësi gjerman është rikthyer në Bayern, pasi karriera e tij ka filluar pikërisht tek kampionët e Gjermanisë.

Por trajneri zviceran, Ottmar Hitzfeld e quan humbje për Dortmundin largimin e Hummelsit.


“Largimi i Hummels do krijojë një boshllëk të madh tek Borussia Dortmund. Besoj se drejtuesit e klubit do ta kenë të vështirë të gjejnë një zëvendësues. Hummels është një lider në rolin e tij, gjithashtu dhe një lider në dhomat e zhveshjes”.

“Dortmundi ka një tifozeri të jashtëzakonshme dhe e di shumë mirë që largimi i Hummels i ka trishtuar shumë ata, aq më tepër kur mendon që do të transferohet tek Bayern Munchen”, deklaroi Hitzfeld. /Telegrafi/