LAJMI I FUNDIT:

Larg vëmendjes publike, por Kanye West shihet në Los Angeles i shoqëruar nga vajzat e tij North dhe Chicago

Larg vëmendjes publike, por Kanye West shihet në Los Angeles i shoqëruar nga vajzat e tij North dhe Chicago

Kanye West ishte në detyrën e babait të premten pasdite (29 korrik) kur ndoqi ndeshjen e basketbollit të vajzës së tij të madhe North në Los Angeles.

Reperi, 45 vjeç, i cili kohëve të fundi iu është shmangur daljeve publike u pa me veshje sportive tërësisht të zeza dhe çizmet të gjata shoqërohej nga vajza e tij më e vogël Chicago.


Ai e mbajti me ëmbëlsi dorën e vajzës katërvjeçare teksa po ecnin drejt gjimnazit ku po zhvillohej ndeshja e North.

Një palë kufje të mëdha gri reperi i vendosi sipër kokës, megjithëse i la jashtë veshëve që të mund t’u kushtonte vëmendje vajzave të tij.

Chicago dukej simpatike teksa kishte veshur një këmishë ngjyrë vjollce të lehtë dhe pantallona të shkurtra të ngjashme për lojën e motrës së saj të madhe.

Vajza nëntë vjeçare e Kanye, North, veshi një fanellë të zezë në lojë dhe dribloi një top basketbolli shumëngjyrësh në palestër.

Kanye ndan vajzat e tij, së bashku me djalin 6-vjeçar Saint West dhe djalin tre-vjeçar Psalm West, me ish-gruan e tij Kim Kardashian.

Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014, por pas gati shtatë vitesh martesë, ylli 41-vjeçar bëri kërkesë për divorc në shkurt 2021.

Të gjitha lajmet nga Kanye West
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kanye West

Ajo u shpall ligjërisht beqare në mars të këtij viti dhe aktualisht është në lidhje me komedianin Pete Davidson, 28 vjeç.

West në anën tjetër ka provuar gjithashtu të krijojë marradhënie të re gjatë vitit të kaluar pasi më parë ishte i lidhur me aktoren e “Uncut Gems” Julia Fox dhe modelin e Instagramit, Chaney Jones. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Kalo në kategori