LAJMI I FUNDIT:

Lara Gut dhe Valon Behrami po e ndërtojnë “çerdhen e dashurisë” në Lugano

Lara Gut dhe Valon Behrami po e ndërtojnë “çerdhen e dashurisë” në Lugano
Moment nga pushimet, Foto: Instagram

Që të dy janë rritur në Tessin dhe tash mbretëresha e shpejtësive në skijim, Lara Gut dhe ylli shqiptar, Valon Behrami, po planifikojnë një shtëpi për ta në Lugano.

Në Tessin filloi Behrami edhe karrierën e tij prej futbollisti ku luajti nga viti 2002 deri në vitin 2003 për FC Luganon. Pastaj ai kaloi në disa klube evropiane duek pasur karrierë të ndritshme. Behrami është shndërruar edhe në yllin më të madh të kombëtares së Zvicrës.


E dashura e tij e re, Lara Gut, është po ashtu nga Lugano, ndërsa u rrit në comano, në verilindje të Luganos.

Vet Behrami tregon për Corriere del Ticino se ata po planifikojnë t’i japin dashurisë së tyre tjetër dimension duke u kthyer në qytetin ku janë rritur.

“Ishte gjithmonë në planin tim që pas karrierës time të kthehem me banim në Lugano. Tash, me Laran, mund të them me plot siguri se unë dua që të kthehem në Lugano për të jetuar aty”, theksoi mitrovicasi për të përditshmen italiane.

Lara e buzëqeshur në tribuna për stërvitjet e Zvicrës, Foto: Blick.ch

Se kur do të ndodh kjo, e dinë vetëm yjet në qiell, pasi që kontrata e Behramit me Udinesen skadon në vitin 2019.;

Nuk do të kthehet si lojtar

Nëse me kthimin e tij për të banuar Behrami do të kthehet edhe në fanellën e FC Luganos, ësht vet mesfushori që përjashton një mundësi të tillë.

“Lugano nuk bën fare pjesë në jetën time sportive. Nuk dua që të kthehem si lojtar. Ndoshta në ndonjë funksion tjetër. Por, në futboll gjërat shkojnë shumë shpejt”, theksoi Behrami.

Që prej përfundimit të ndeshjes ndaj Spanjës edhe Valoni është kthyer në Lugano ku po qëndron kombëtarja e Zvicrës. Dhe, në tribuna pa u bezdisur po qëndron vazhdimisht Lara Gut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori