LAJMI I FUNDIT:

Lansohet projekti “Rritja e Ndërmarrësis dhe Zhvillimi i Biznesit në Kosovë”

Lansohet projekti “Rritja e Ndërmarrësis dhe Zhvillimi i Biznesit në Kosovë”

CEED Kosova në bashkëpunim me SPARK dhe BiD Network  ka lansuar fazën e dytë të projektit “Rritja e Ndërmarrësis dhe Zhvillimi i Biznesit në Kosovë” me qellim që të përshpejtoj zhvillimin ekonomik në Kosovë, dhe të kontribuoj në krijimin e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes së ndërmarrësis.

Ky projekt synon të kontribuoj në zhvillimin e bizneseve në Kosovë duke ju ofruar  ndërmarrësve mundësi unike për të ngritur  kapacitetet në zhvillimin e një plani efikas të biznesit, ndërlidhjen me institucionet financiare dhe investitorë, si dhe zgjerimin e rrjetit afarist që zhvillojnë dhe ngrisin biznesin në nivel më të lartë të rritjes.

Ndërmarrësit që deshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti, mund të aplikojnë në progamin që pjesë përbërëse ka punëtoritë për ngritje të kapaciteteve, konsulencën që ofrohet nga ekspert të industrisë, mundësinë për pjesmarrje në forume dhe konferenca ndërkombëtare të biznesit, dhe pjësmarrje në garë për përzgjedhjen e biznes planeve më të suksesshme. Gjatë programit, ndërmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë më tej një biznes plan, apo ta krijojnë një të ri. Biznes planet më të suksesshme do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me norma të volitshme të interesit, por dhe do të kenë mundësi te ekspozohen tek investitorët lokal dhe regjional për të tërhequr investime.

Aplikimet vlejnë për të gjithë ndërmarrësit që kanë një biznes ekzistues, kanë ide inovative dhe konkrete, si dhe synojnë të rrisin biznesin e tyre gjatë viteve në vijim. Për më shumë informata rreth programit si dhe për të aplikuar, ju mund ta vizitoni web faqen: ceed-kosovo.org/eebg/