LAJMI I FUNDIT:

Lansohet programi për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare

Lansohet programi për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, marrin pjesë në “Lansimi i Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up”.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ka për qëllim promovimin e “Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare “Start-up”.


Programi është mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë dhe ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.