LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë Christine McVie, faleminderit për muzikën

Lamtumirë Christine McVie, faleminderit për muzikën

Nga: Barbara Ellen / The Guardian
Përktheu: Telegrafi.com

Shumica prej nesh i kanë artistët e preferuar të muzikës, ata që i kërkojmë qëllimisht, por ç’të themi për llojin tjetër, për ata që shmangin pragun e derës së mendjes tënde? Kjo, në mënyrën më të ëmbël, më të çuditshme – kur nuk i kushton vëmendje – hyn pa ftesë në ndërgjegjen tënde kulturore, pastaj ngulitet aty, përgjithmonë.


Kur erdhi lajmi për vdekjen – në moshën 79-vjeçare – të Christine McVie-së të grupit Fleetwood Mac, në internet u bënë kërkime të përzemërta dhe trishtuese. Sigurisht që u bënë. Ka shumë gjëra për të duartrokitur në lidhje me McVie-në që ishte shumë e talentuar: ato vokale të buta dhe gërvishtëse; karizma e ftohtë e një gruaje që vërtet njihte veten; ajo motra e rokënrolit – për dekada të tëra – e anëtares tjetër të grupit, Stevie Nicks, që hedh poshtë trillimet seksiste se dy gra shumë kreative duhet të përfundojnë gjithmonë në një grindje macesh.

Dhe, sigurisht, krijimtaria e McVie-së: këngë të tilla si “Songbird”, “Little Lies”, “Don’t Stop”, “The Chain” – dhe kjo është vetëm një përzgjedhje nga albumi “Rumours” i vitit 1977 i grupit Fleetwood Mac, i shitur në mbi 45 milionë kopje. Këtu fillojnë spicat ndaj McVie-së dhe në përgjithësi ndaj grupit Fleetwood Mac. Nga njëra anë, adhuruesit e shumtë, ata Mekhedët. Nga ana tjetër, njerëz të turbulluar në detaje, por që kuptojnë se dinë më shumë këngë të grupit sesa mendojnë. Dhe, ata që ndizen mendërisht dhe kthehen në kopertinën e albumit të “Rumours” (Mick me flokët me bisht; Nicks me rrobat që lakohen në hijezime) të cilën aq lehtë e kujtojnë sa fytyrën e një shoku të fëmijërisë.

Asnjëra nga këto nuk është befasuese. Ajo që sjell në shtëpi vdekja e McVie0së është se, diku gjatë rrugës, ajo dhe Fleetwood Mac pothuajse u bënë zhanër në vete. Se ata janë pjesë të një kanuni relativisht të zgjedhur artistësh që jo vetëm se janë shijuar për dekada të tëra, por se janë bërë kulturalisht të pashlyeshëm, si një tatuazh i psikikës kolektive.

Nuk ka asgjë të re në lidhje me këtë apo për të fituar para për këtë. Kjo është arsyeja se pse kompanitë e tilla si Hipgnosis kanë paguar miliarda për katalogët e këngëve, për artistët më të vjetër dhe më të rinj (me McVie-në dhe disa nga anëtarë të tjerë të grupit që nënshkruan). Kompanitë e dinë se disa artistë kanë ndikim përtej platformave muzikore. Se, kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që njerëzit zgjedhin të dëgjojnë përmes kufjeve ose altoparlantëve, por se ka të bëjë edhe me osmozën muzikore: tingujt e sfondit që rrotullohen rreth nesh. Ideja që, në një farë mase, kolona zanore e jetës tënde përcaktohet pa ty.

Kjo është mënyra se si këngët e rokut, popit dhe çdo zhanër tjetër bëhen po aq të pavdekshme sa këngët e Krishtlindjeve. Si mund të njoftojë Elton John se vendi kryesor i vitit të ardhshëm në festivalin Glastonbury, do të jetë i fundit për të. Por, të gjithë e dimë se “Goodbye Yellow Brick Road” nuk do të ikën askund. Është vendi ku Madonna gjithmonë do të jetë në modë dhe ku Beatles ecin përjetësisht nëpër zebrën e “Abbey Road”-it. Është gjithashtu vendi ku Christine do të luajë me sintisajzer dhe do të këndojë përgjithmonë në mikrofon, së bashku me Stevie-n, John-in, Mick-un dhe Lindsey-in.

A nuk është ky një vend i këndshëm në të cilin gjendet Fleetwood Mac? Ata në një mënyrë janë thurur në tapiceri të jetës, përtej jetëgjatësisë së thjeshtë komerciale, më tepër se një përzierje e talentit, magnetizmit dhe zhytjes kulturore. Më pëlqen të mendoj se në modestinë e famshme McVie-së, privatisht ishte e emocionuar se këtu përfundon kontributi i saj muzikor. Ajo e bëri punën, i pagoi detyrimet e saj dhe tani të gjitha ato këngë – ato himne të zhytura në Kaliforni për ëndrrat dhe makthet – janë thjesht “aty” si pjesë e kujtesës kolektive; shoqëria muzikore thjeshtë ka vendosur se kjo gjë nuk mund të lëkundet. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

Kulture
Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon

Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon

Piktura
ASAJ

ASAJ

Fjala+
TË JETOSH …

TË JETOSH …

Poezi
VDEKJES

VDEKJES

Poezi
Të fyer e të poshtëruar...

Të fyer e të poshtëruar...

Fjala+
Kalo në kategori