LAJMI I FUNDIT:

Lampard i befasuar nga Jorginho: Lider në fushë, jam i lumtur që e kam në ekip

Lampard i befasuar nga Jorginho: Lider në fushë, jam i lumtur që e kam në ekip

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard e ka pranuar se ai është befasuar nga cilësitë e lider të mesfushorit Jorginho.

Lampard ka insistuar se do të llogarisë në mesfushorin këtë sezon dhe ka zbuluar rolin e tij udhëheqës brenda skuadrës.


“E vetmja gjë që më ka goditur për të që të punojë në javën e fundit nuk është vetëm cilësia e tij me topin, pasi e pashë atë vitin e kaluar” , ka thënë fillimisht Lampard.

Si do të luajë mesfusha e Chelseat nën drejtimin e Frank Lampard në sezonin 2019/20 – tri mundësi me tre formacione të ndryshme
Lexo po ashtu Si do të luajë mesfusha e Chelseat nën drejtimin e Frank Lampard në sezonin 2019/20 – tri mundësi me tre formacione të ndryshme

“Ne dimë gjithçka për komoditetin e tij me topin dhe trimërinë për të marrë topin në çdo cep të fushës. Nuk është diçka normale për të marrë topin në fusha të ngushta dhe të vazhdosh ta bësh vazhdimisht”.

“Por, qëndrimi i tij në trajnim ka qenë i klasit të parë. Ai është udhëheqës i stërvitjes”.

Jorginho në stërvitjen e Chelseat

“Ai vrapon, shtyn njerëzit rreth tij, i tërheq njerëzit kur nuk e ndien se po punojnë aq sa munden”.

“E kam dashur ta shoh këtë. Pra, sa i përket përshtypjeve të para, duke punuar me të për 10 ditë, nuk mund të kërkoj më. Jam i kënaqur që e kam atë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/