Lamine Yamal sfidon Francën: Duhet të keni frikë


Lamine Yamal ka dërguar një mesazh të fortë para gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Francës, duke deklaruar se nuk është Spanja ajo që duhet të shqetësohet, por kundërshtari.
Kampionët e Evropës siguruan kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 2-1 ndaj Belgjikës në Los Angeles, me Mikel Merinon që shënoi golin vendimtar nga stoli.
Spanja ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës vetëm për herë të dytë në histori pas vitit 2010, kur fitoi trofeun në Afrikën e Jugut. Gjithashtu, skuadra e Luis de la Fuentes ka vendosur rekordin e saj historik të ndeshjeve pa humbje, duke arritur në 36 takime radhazi pa disfatë që nga humbja 1-0 ndaj Kolumbisë në mars të vitit 2024.
Para përballjes me Francën për një vend në finale, Yamal u shfaq plot vetëbesim.

“Nëse dikush duhet të ketë frikë, janë ata. Ne i kemi eliminuar ata në Euro 2024 dhe në Ligën e Kombeve 2024/25”.
“Jemi dy skuadra të mëdha, sipas meje dy më të mirat, por ne nuk kemi frikë”.
Të njëjtin mendim ndan edhe përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili vazhdon të mbetet i pamposhtur në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, me 13 ndeshje të zhvilluara (12 fitore dhe një barazim).
“Është normale të mendojmë se do të punojmë për t’i mposhtur. Besoj se edhe ata janë po aq të shqetësuar”.
“Ne jemi e vetmja skuadër që i ka mposhtur dy ndeshje radhazi. Një ekip i madh do të përballet me një tjetër ekip të madh”.
Përndryshe, gjysmëfinalja mes Spanjës dhe Francës do të zhvillohet të martën nga ora 21:00./Telegrafi/






































