LAJMI I FUNDIT:

Lama: Rasti me Donika Gërvallën incident, LDK nuk është parti e dhunës

Lama: Rasti me Donika Gërvallën incident, LDK nuk është parti e dhunës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alam Lama, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se rasti me Donika Gërvallën, e cila u pengua të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, është një incident dhe diçka që nuk duhet të ndodhte.

Megjithatë Lama pohon se pamjet që u shfaqen duke u tërhequr zvarrë nga rojat zonja Gërvalla ishin pamje të papëlqyeshme.


“Pamje të tilla janë të papëlqyeshme dhe është një lajm që nuk kishte pse të prodhohej nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.

“Unë jam kundër sjelljeve ku futet forca dhe dhuna si mënyrë. Megjithatë unë e gjykoj thjeshtë si një incident”.

Lama ka thënë se përkundër kësaj ngjarje, LDK-ja nuk është parti e dhunës por e kundërta.

“Besoj që LDK-ja nuk shndërrohet në parti të dhunës. Në fakt LDK-ja shquhet për mungesë të dhunës”, ka deklaruar Lama.