LAJMI I FUNDIT:

Lakers vazhdojnë me fitore, mposhtin në shtëpi Washington Wizards

Lakers vazhdojnë me fitore, mposhtin në shtëpi Washington Wizards

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Në sfidën e radhës, Lakers u takuan me Washtington Wizards dhe kanë triumfuar me vetëm dy pikë diferencë 119:117.


Vendasit në këtë ndeshje kishin mungesën e madhe të Anthony Davis, mungesë që është vërejtur shumë në parket.

Gjithsesi ishte LeBron James që e mori skuadrën për dore për ta udhëhequr drejt fitores së 13-të këtë edicion me 33 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Me lojë të mirë u dallua edhe Walker me 21 pikë, derisa Bryant shtoi 16 të tjera dhe 10 kërcime për fitoren e Lakers.

Bradley Beal ishte më efikasi te skuadra mysafire me 29 pikë, derisa Kyle Kuzma shtoi 22 pikë e 16 kërcime. /Telegrafi/