LAJMI I FUNDIT:

Lakers kthehen te fitoret, mposhtin New Yorkun pas vazhdimeve

Lakers kthehen te fitoret, mposhtin New Yorkun pas vazhdimeve

Los Angeles Lakers dhe New York Knicks kanë zhvilluar një ndeshje fantastike në Crypto Arena të Los Angelesit.

Skuadra vendase ka fituar vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 111:111.


Lakers në fund arritën të triumfojnë me shtatë pikë diferencë 122:115 në një ndeshje ku bën rikthim të madh pasi ishin pas dy çerekëve të parë në disavantazh prej 21 pikëve.

LeBron James që u rikthye nga lëndimi ishte më efikasi me 29 pikë, 13 kërcime e 10 asistime duke kompletuar një ‘Triple-Double’.

Me pikë të njëjta sa James kontribuoi edhe Malik Monk, pasi përveç 29 pikëve shtoi edhe dy asistime.

Lojë fantastike shfaqi edhe Anthony Davis me 28 pikë, 17 kërcime e tri asistime.

Tek skuadra mysafire më efikasit ishin Barret me 36 pikë, derisa Julius Randle kontribuoi me 32 pikë e 16 kërcime, por pa qenë të mjaftueshme për fitore. /Telegrafi/