Janë zhvilluar shtatë ndeshje në orët e para të ditës së shtunë me kohën tonë lokale në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Dy skuadrat nga Los Angelesi, Lakers dhe Clippers kanë marrë fitoret e radhës.

Në Staples Center të Los Angelesit, Lakers kanë triumfuar me 17 pikë epërsi ndaj New Orleans Pelicasn 112:95.

Si gjithnjë LeBron James ishte basketbollisti më efikas në këtë takim, ku shënoi 21 pikë, bëri 11 asistime dhe kontribuoi me tetë kërcime.

Lakers po funksionon si skuadër ku në këtë takim edhe pesë basketbollistë tjerë kontribuuan me pikë dyshifrore.

Anthony Davis e mbylli ndeshjen me 17 pikë, dyshja Harell – Caldwell-Pope me nga 16 pikë ndërsa Dennis Schroder shtoi 12 pikë e Kyle Kuzma e mbylli takimin me 11 pikë.

Me këtë fitore, Lakers vazhdojnë të mbajnë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me bilanc prej 11 fitoreve e tri disfatave.

Fitore të lehtë në udhëtim ka shënuar Los Angeles Clippers që ka triumfuar në Golden 1 Center të Sacramentos.

Clippers morën fitore të thellë me 38 pikë diferencë ndaj Sacramento Kings 138:100.

Kawhi Leonard dhe Paul George ishin më të mirët në këtë ndeshje, me të parin që realizoi 27 pikë ndërsa i dyti dha një pikë më pak. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Orlando Magic 124:97

Cleveland Cavaliers – New York Knicks 106:103
Milwaukee Bucks – Dallas Mavericks 112:109

Oklahoma City Thunder – Chicago Bulls 127:125
Utah Jazz – Atlanta Hawks 116:92
LA LAkers – New Orleans Pelicans 112:95

Sacramento Kings – LA Clippers 100:138