LAJMI I FUNDIT:

Lajm i hidhur për Chelsean para ndeshjes së dytë me Dortmundin

Lajm i hidhur për Chelsean para ndeshjes së dytë me Dortmundin

Chelsea ka frikë se Thiago Silva do të jetë për disa javë jashtë fushe, pas humbjes së tyre në Tottenham fundjavën e kaluar.

Mbrojtësi 38 vjeçar pësoi një lëndim të ashpër në gju, duke e detyruar të largohej brenda 20 minutave pas nisjes së derbit.


Në mungesë të tij, skuadra e Graham Potter vazhdoi të pësoi humbjen e tretë radhazi pasi golat e pjesës së dytë nga Oliver Skipp dhe Harry Kane vulosën një fitore 2-0 për Spurs.

Enrique me kushte për Chelsean: I kërkon katër transferime, por jo njërin me të cilin është kryer marrëveshja
Lexo po ashtu Enrique me kushte për Chelsean: I kërkon katër transferime, por jo njërin me të cilin është kryer marrëveshja

Sipas  Evening Standard, Chelsea është i shqetësuar se mbrojtësi i tyre dëmtoi ligamentin e ndërmjetëm të kryqëzuar kundër Spurs, gjë që do ta përjashtonte atë nga fusha deri në gjashtë javë.

Klubi i Londrës perëndimore lëshoi ​​një deklaratë të martën (sot) duke konfirmuar se Silva ka dëmtuar ligamentet në gjurin e tij, por ende nuk është caktuar një afat kohor për kthimin e tij.

“Duke pësuar një lëndim në gju gjatë pjesës së parë të ndeshjes të së dielës kundër Tottenham Hotspur, Thiago iu nënshtrua një vlerësimi të mëtejshëm dhe një skanimi pas kthimit të tij në qendrën stërvitore të hënën”, thuhet në deklaratë.

Enzo Fernandez i kërkon Todd Boehlyt të nënshkruajë me njërin nga lojtarët më të shtrenjtë në botë
Lexo po ashtu Enzo Fernandez i kërkon Todd Boehlyt të nënshkruajë me njërin nga lojtarët më të shtrenjtë në botë

“Rezultatet e skanimit nga ato vlerësime kanë konfirmuar lëndimin e ligamenteve të gjurit  dhe ai tani do të punojë me departamentin mjekësor gjatë rehabilitimit të tij për t’u kthyer në aksion sa më shpejt të jetë e mundur”.

Nëse konfirmohet se Silva mungon gjashtë javë, atëherë ai nuk do të mund të luajë në takimin e dytë ndaj Dortmundit (7 mars) në Ligën e Kampionëve, ndërsa Blutë e kanë humbur 1-0 ndeshjen e parë në Gjermani. /Telegrafi/