LAJMI I FUNDIT:

Lajçak thërret Kurtin në telefon, e uron për detyrën e re si Kryeministër

Lajçak thërret Kurtin në telefon, e uron për detyrën e re si Kryeministër

Miroslav Lajçak, emisar special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin, Albin Kurti me rastin e marrjes së detyrës së re.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti, përmes një shkrimi në Twitter.


Kurti shkroi se Miroslav Lajçak e përgëzoi për rolin e tij të ri.

“Sot më erdhi një telefonatë nga Miroslav Lajçak i cili më përgëzoi për postin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Lajçak, thotë në një intervistë për REL tha se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të ndodhë brenda disa javësh.

Tutje thekson se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.

Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se ekziston një situatë e re, sepse, sipas tij, të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm.

Të premten e kaluar, Këshilli Evropian ka zgjatur mandatin e Lajçakut deri në gusht të vitit 2022.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori