LAJMI I FUNDIT:

Lajçak paralajmëron takim kryenegociatorësh në Bruksel

Lajçak paralajmëron takim kryenegociatorësh në Bruksel
Foto: Arkiv

Kryenegociatorët, ai Kosovës Besnik Bislimi dhe i Serbisë, Petar Petkoviq, së shpejti pritet të takohen në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.


Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, Lajçak ka thënë se javën e kaluar në bisedimet që i pati arritën njëfarë progresi.

“Përderisa kjo javë nis me pikat e tjera, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesoren – dialogun për normalizim. E nisa duke pritur kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të dialogut në Bruksel”.

“Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam t’i qartësojmë çështjet që kanë mbetur të hapura. Ndërsa gjetja e bazës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm njëfarë progresi. Diskutimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim”, ka thënë Lajçak.

Takimi i 15 majit pa rezultate

Zëvendëskryeministri Bislimi pas takimit me Petkoviqin javën e kaluar në Bruksel, pati deklaruar se nuk është dashur të priten rezultate konkrete.

Kjo pasi, theksoi se është fillim i diskutimeve.

‘’Mendoj që rezultate as nuk është dashur të priten sot. Është fillim i diskutimeve në mënyrë që ta kemi të qartë se ku ndodhemi me procesin dhe ku duam të shkojmë, por nuk është që kemi pritur sot të përfundojmë ndonjë nga proceset.’’

Në lidhje me atë se çfarë ka qenë në agjendë, ai ritheksoi se është diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit.

Mbi sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri Bislimi u përgjigj se ka dallime mes palëve.

‘’Ka dallim mes asaj që ne themi si palë subjektive dhe mes asaj që ne jemi dakorduar. Në Aneksin e Implementimit për të cilin ne jemi dakorduar në Ohër shprehet qartë se asnjë nga nenet nuk mund ta kushtëzojë nenin tjetër dhe të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur dhe poashtu thuhet se palët nuk mund ta bllokojnë zbatimin e ndonjë neni të caktuar. Kjo është për neve udhërrëfyes, ajo çka është dakorduar. Unë nuk besoj që ka gatishmëri nga BE që t’i ikë një dokumenti që vetë e kanë sjellë dhe e kanë publiku në webfaqen e tyre’, deklaroi Bislimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori