Teuta Gashi, redaktore në Kosovapress dhe në emisionin Oxygen, ka bërë sfidimin më unik deri tani ndoshta edhe në botë.

Ajo nëpërmjet kësaj fushate ka tentuar që të sensibilizojë liderët politikë për mungesën e ujit në kryeqytet.


Duke ironizuar se si bëhet sfida në Prishtinë, ajo e ka bërë njëjtë, duke filluar nga nominimet, e deri te “britma” pas “lagies”, vetëm se kova e saj nuk kishe as ujë e as akull.

Sigurisht kjo iniciativë e Teutës ka pasur qëllim pozitiv që të mblidhen donacione jo vetëm për sëmundjen ALS, por edhe për sëmundjet tjera dhe familjet në nevojë në Kosovë, e po ashtu edhe ngritjen e vetëdijes politike te liderët, që jo vetëm të marrin pjesë, por edhe t'i ndihmojnë rasteve të lartpërmendura. 

Me këtë rast Teuta ka nominuar kryeministrin Hashim Thaçi, kryetarni e Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe drejtorin e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Xhelosh Vataj.

Xhelosh Vataj dhe Shpend Ahmeti vështirë se do t'i përgjigjen kësaj sfide, për shkak të probelmit të njëjtë – mungesës së ujit – apo jo? /Telegrafi/