LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga dhe Bradley Cooper ribashkohen pas një kohe të gjatë në “SAG Awards 2022”

Lady Gaga dhe Bradley Cooper ribashkohen pas një kohe të gjatë në “SAG Awards 2022”
Foto: Getty Images

Bradley Cooper dhe Lady Gaga u ribashkuan të dielën në mbrëmje (27 shkurt)  në SAG Awards 2022 , ku të dy ishin të nominuar.

Fotot e yjeve të “A Star Is Born” tregojnë Cooper duke buzëqeshur ndërsa i afrohet Gagës në audiencë për një moment emocionues për fansat.


Ish-kolegët bënë që zemrat e fansave të dridheshin për shkak të kimisë së tyre në filmin e vitit 2018 dhe turneun pasues për shtyp, gjatë të cilit shumë ishin të bindur se ata ishin më shumë se thjesht miq.

Foto: Getty Images

Gaga, 35 vjeç dhe Cooper, 47 vjeç, bënë një duet kaq emocionues të këngës së tyre “Shallow” në Oscars 2019, sa që këngëtares së “Bad Romance” iu desh të shuante thashethemet për lidhje.

“Para së gjithash, mediat sociale, sinqerisht, janë tualeti i internetit”, tha Gaga, e cila në atë kohë ishte beqare pas ndarjes nga i fejuari Christian Carino.

Foto: Warner Bros

“Ajo që i ka bërë kulturës pop është e tmerrshme. Dhe po, njerëzit e panë dashurinë, dhe qëllojani çfarë, kjo është ajo që ne donim që ju të shihnit”, ishte shprehur këngëtarja.

Performanca e mahnitshme dhe e zjarrtë bëri bujë në internet, veçanërisht pasi e dashura e atëhershme e Cooper, Irina Shayk, ishte ulur në audiencë, shkruan PageSix.

“Kjo është një këngë dashurie, ‘Shallow’, filmi ‘A Star Is Born’ është një histori dashurie. Ne punuam kaq shumë, punuam gjithë javën për atë performancë”, tha Gaga, duke shtuar se Cooper ishte truri i prapaskenave.

Foto: Getty Images

“Gjithçka që patë, mënyra se si ata e nxorën pianon jashtë, i patë ata të bashkonin pianon dhe ne ngjiteshim në skenë, pa hyrje, ishte e gjitha ide e tij”, deklaroi Gaga për Cooper.

Gaga ishte nominuar në çmimet SAG të këtij viti në kategorinë e performancës së jashtëzakonshme nga një aktore femër në rolin kryesor për “House of Gucci”.

Ndërkohë, Cooper u nominua për rolin e tij në “Licorice Pizza”, por humbi nga ylli i “CODA” Troy Kotsur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori