LAJMI I FUNDIT:

Laçi e Muçi njëzëri: Tani duam vendin e parë në grup – me Bullgarinë nuk e shohim si miqësore, tifozë ejani në stadium

Laçi e Muçi njëzëri: Tani duam vendin e parë në grup – me Bullgarinë nuk e shohim si miqësore, tifozë ejani në stadium

Qazim Laçi dhe Ernest Muçi kanë dalë para mediave në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00. Të dy futbollistët e kanë vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe u shprehën se kjo ndeshje për ta ka rëndësinë njëjtë si një sfidë kualifikuese.

Mesfushori Qazim Laçi theksoi se është një mundësi e mirë për lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta në sfidat kualifikuese, teksa u drejtoi edhe një thirrje tifozëve për të mbushur sërish stadiumin “Air Albania”.


“Situata në kampin kuqezi pas fitores me Çekinë? Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët dhe për të krijuar shkëputje në pikë përkundrejt Polonisë dhe Çekisë. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Evropian”, ka thënë fillimisht Laçi në konferencë.

“Vendi i parë është objektiv? Objektivi i parë ishte kualifikimi në Evropian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë”.

Shqipëria rinisin përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë, Mirlind Daku lë grumbullimin shkaku i lëndimit
Lexo po ashtu Shqipëria rinisin përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë, Mirlind Daku lë grumbullimin shkaku i lëndimit

“Ndryshimet në formacion? Besoj se trajneri Silvinjo i njeh të gjithë vlerat e lojtarëve. Jemi të gjithë të rëndësishëm për ekipin. Edhe ndeshje miqësore, edhe ndeshje kualifikuese trajneri ka besim te të gjithë lojtarët. Jam dakord me ju edhe për ne që nuk kemi shumë minuta me ekipin kombëtar është si një ndeshje zyrtare për ne dhe prandaj do ta marrim seriozisht”.

“Shokët te Sparta e Pragës, çfarë më thanë? Nuk ishin shumë të kënaqur dhe mua më vjen keq, shpresoj që ata të kualifikohen në fund”.

“Dallimi mes Rejas dhe Sylvinhos? Besoj se brenda dhe jashtë fushës kemi shumë pozitivitet me njëri-tjetrin, po luftojmë për njëri-tjetrin dhe po ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo ka shumë rëndësi dhe rezultatet janë shumë pozitive. Si miqësore si ndeshjet zyrtare ne do të mundojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

“Harmonia e grupit? Besoj se niveli i ekipit Kombëtar është ngritur. Të gjithë lojtarët janë në kampionatet më të mira në botë. Të gjithë japin maksimumin. Në çdo ndeshje kemi 11 lojtarë, nuk mund të futësh më shumë, zgjedhjet i bën trajneri. Të gjithë lojtarët kur vijnë në ekipin kombëtar janë të motivuar, ndihemi të gjithë krenar dhe tani kemi një shans shumë të madh për të bërë ëndrrat e shqiptarëve dhe tonat realitet, kualifikimi në Evropian”.

“Thirrje për tifozët? Nga dita e parë që kemi nisur përgatitjet për ndeshjen me Poloninë, i kemi bërë thirrje tifozëve. E ndjenim që do të ishte radha jonë kësaj here, që do të kualifikohemi në evropian. Tani është gjë e mirë kur shikon “Air Albania” plot dhe ke besimin e tifozëve. I falënderoj shumë, besoj t’i kemi në çdo ndeshje. Kjo miqësore do të jetë gjë shumë e mirë për ne”, përfundoi mesfushori.

Pas Laçit, fjalën e mori Ernest Muçi. Sulmuesi theksoi se të gjithë e kanë dashur shumë kualifikimin në Evropian që në fillim të kualifikueseve. Në lidhje me duelin me Bullgarinë, i riu tha se nuk e shohin si miqësore dhe se duan të vazhdojnë festën e nisur ndaj Çekisë. Muçi ftoi edhe tifozët të shkojnë në “Air Albania” dhe ta mbështesin skuadrën kuqezi të martën.

“Çfarë e ka ndryshuar këtë skuadër? “Të them të drejtën të gjithë ekipi, të gjithë çunat kanë grintë që ne të shkojmë në Europian. Që nga fillimi I këtyre kualifikuesve, të gjithë kemi pasur këtë objektiv, kështu që të gjithë jemi shumë të lumtur që arritëm që të merrnim një fitore shumë të madhe me Çekinë. Do fokusohemi te këto dy ndeshjet e mbetura, që pse jo të jemi në vendin e parë të grupit”, ka thënë fillimisht Muçi.

“Afeksioni i tifozëve dhe minutat e munguara? Normal jam shumë i lumtur që marr atë lloj afeksioni nga tifozët dhe nga njerëzit që më rrethojnë. Kështu që jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj kombëtareje dhe afër këtyre çunave që më suportojnë edhe mua gjatë gjithë kohës”.

“Kalimi në një kampionat të madh? Për të ardhmen akoma nuk e di. Jam akoma në gjysmën e këtij fillimi kampionati, kështu që duhet të fokusohem akoma. Nuk e di nëse është mundësia, gjithmonë egoja e futbollistit është që të luajë në një kampionat sa më të fortë. Shpresoj që të jap më të mirën dhe të bëhet diçka e mirë”.

“Sfida me Bullgarinë? Të them të drejtën këtë ndeshje nuk e shikojmë shumë miqësore, e shikojmë më shumë si një ndeshje zyrtare. Shpresoj që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mire përballë tifozëve tanë. Kështu që do të jetë një ndeshje që do luftojmë shumë dhe do të duam që ta fitojmë”.

“Si e gjen veten Muçi brenda këtij ekipi? Ndihem shumë mirë. Ky ekip ka një harmoni shumë të mire mes çunave të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë. Kjo duket edhe në fushë dhe jashtë saj sillemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Atmosfera është shumë e mirë dhe unë ndihem shumë mirë brenda këtij grupi”.

“Çfarë ju tha Silvinjo në takim pas dygolëshit kundër Aston Villës? Të them të drejtën, përveç komplimenteve kemi folur se si mund të përmirësohem unë si futbollist. Ai më ka ndihmuar që nga hera e parë që jam grumbulluar këtu në Kombëtare. Është një trajner shumë I mirë dhe të gjithëve na ndihmon të bëjmë mirë në klubet tona dhe te Kombëtarja”.

“Mesazhet e polakëve, pas fitores me Çekinë? Te ekipi im edhe për fitoren që bëmë kundër Çekisë shumë nga lojtarët më thanë: Faleminderit që fituat. Edhe unë jam shumë I lumtur që tek ekipet tona kemi krijuar një lloj afeksioni. Për ne është shumë gjë e mirë”.

“Ftesa për tifozët për ndeshjen ndaj Bullgarisë? Shpresoj që shumë tifozë të vijnë dhe të na shikojnë. Ne do të japim më të mirën në këtë ndeshje, të vazhdojmë festën për fitoren me Çekinë. Tani duhet të fokusohemi te Bullgaria”.

“Golat e bukur të Jasir Asanit, më parë i keni shënuar edhe ju? Shpresoj të ndodhë, që të shënoj edhe unë në krahun tjetër. Jam shumë i lumtur për Asanin, që po bën shumë mire. Edhe e meriton. Shpresoj që një ditë dhe unë të bëhem pjesë e kësaj”, përfundoi sulmuesi.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori