LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria rinisin përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë, Mirlind Daku lë grumbullimin shkaku i lëndimit

Shqipëria rinisin përgatitjet për miqësoren me Bullgarinë, Mirlind Daku lë grumbullimin shkaku i lëndimit

Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer në fushë sot (e premte) pas fitores së madhe me Çekinë të enjten mbrëma, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”.

Trajneri Sylvinho e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e të fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët të cilët luajtën në ndeshjen zyrtare bënë vetëm ushtrime në palestër dhe fizioterapi.


Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për miqësoren me Bullgarinë.

Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku i është nënshtruar testeve mjekësore për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshje dhe analizat treguan se lojtari ka nevojë për disa ditë pushim në mënyrë që më pas të nisë rikuperimin. Duke qenë se nuk mund të rikuperohet në kohë për miqësoren lojtari është lënë i lirë dhe është larguar nga grumbullimi.

Do të mungojë për kuqezinjtë edhe mesfushori Keidi Bare. Klubi i Espanyolit ka bërë një kërkesë zyrtare nëse lojtari mund të lihet i lirë për shkak se ka ndeshje të rëndësishme në kampionat këtë fundjavë. Stafi teknik pasi diskutoi edhe me lojtarin vendosi ta lërë të lirë që të bashkohet me skuadrën spanjolle.

Ndërkaq, kombëtarja do të lihet pushim të shtunën dhe të dielën do të rikthehet në stërvitje normalisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori