LAJMI I FUNDIT:

Labinot Rexha i shpëton aksidentit në Nish: Oh Zot, faleminderit që shpëtove familjen time

Labinot Rexha i shpëton aksidentit në Nish: Oh Zot, faleminderit që shpëtove familjen time

Labinot Rexha ka pësuar një aksident automobilistik gjatë ditës së djeshme.

Këngëtari shqiptar ishte rrugës për në Zvicër me familjen e tij, kur kanë pësuar aksident, por që fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime të rënda.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një njoftimi në llogarinë personale në Facebook.


Ai me këtë rast ja dhënë një mesazh të fuqishëm për vlerën e familjes.

Postimi i plotë i këngëtarit në rrjetet sociale

“Oh Zot faleminderit që shpëtova familjen dhe vetën! Një aksident e pësova sot në mëngjes , rrugës për Zvicër dhe fal Zotit shpëtuam nga një largësi 100 metra . Sot kuptova qe pasuria, fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person qe i ka bërë këto barriera se sot sigurt do humbja veten dhe tërë familjen. Nuk kishte asgjë me keq kur tre minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë, por dëgjova zërin e djalit tim të vogël, Aliut më tha që jam mirë. Oh zot faleminderit faleminderit faleminderit , ti je mëshirues mëshirbërës”.

“Faleminderit miq faleminderit familjar,të gjithë dashamiret e mi poashtu shoke dhe koleg për të gjitha ngushëllimet për fatkeqësinë që më ka ndodhur sot , nuk kam pas mundësi me ju përgjigje të gjithëve në mesazhe ,pasi kam qen tërë ditën ne gjyqe dhe në spitalin e Nishit, po secili që keni gjet kohë për mua Zoti ju shpërbleftë, për Zotin më keni bërë mu ndje shumë mirë dhe me larguat këtë ndjenjë trishtuese , inshallah nuk e sprovon Allahu askënd kështu dhe mos e përjetoftë askush këtë dite si te sotmen time. I juaji Labinoti!”, ka shkruar këngëtari. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Publikohet

Publikohet "Ma Bella" nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui

Magazina
Kalo në kategori