Labinot Rexha pëson aksident gjatë rrugës për në Zvicër

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka ndarë me ndjekësit një ngjarje që i ka ndodhur gjatë udhëtimit drejt Zvicrës.
Përmes një postimi në InstaStory, Rexha ka treguar se ka pësuar një aksident.
Sipas rrëfimit të tij, në rrugë janë hedhur gurë, duke bërë që automjeti me të cilin po udhëtonte të pësonte dëmtime dhe të përfshihej në aksident.
Labinoti ka lënë të kuptohet se edhe persona të tjerë mund të jenë përballur me një situatë të ngjashme në të njëjtin segment të rrugës.
Pavarësisht dëmeve materiale, këngëtari ka treguar se ai dhe personat që ndodheshin me të kanë shpëtuar pa pasoja të rënda.
“Falë Zotit kemi shpëtuar”, ka shkruar ai, duke bërë të ditur se automjeti është riparuar dhe udhëtimi drejt Zvicrës ka vazhduar.
Rexha gjithashtu ka paralajmëruar për rrezikun që mund të shkaktojnë gurët e hedhur në autostradë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e udhëtarëve. /Telegrafi/















































