Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i komentuar në faqet rozë.

Ai po vazhdon të jetë i tillë akoma falë postimeve dhe angazhimit të tij të madh që ka në rrjetet sociale.

Ditën e sotme (e martë), i njëjti i ka bërë një dedikim emocional babait të tij me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit.

Ky është postimi i plotë i artistit Tahiri (pa ndërhyrje):

“Baba Islam!

Urime pensionimin dhe ditëlindjen tënde.

Krenarë me ty pêr aq mundesi të jetës që na i dhurove neve si fëmijë.

Baba Islam , të jam mirënjohës tërë jetën kur me the në vitin 1999 , kthehu Lab se dhe këtu ka jetë të mirë. Ta pash hajrin bab ty e tërë popullit tim!

Qofshim faqebardh si ti bab, dhe paq shëndetin e jetên e gjatë!

Të duam,

Labi, Saranda, Ena, Miloti dhe mbarë familja e miqët tanë”.

Ndryshe, Labi prej disa ditësh ka shijuar pushimet me familjen në jug të Shqipërisë teksa do të fillojë të këndojë edhe në Ulqin.

Ndalimi i dasmave e mbrëmjeve nuk dëmtoi veç këngëtarët, edhe buxheti i shtetit pësoi humbje Ndalimi i dasmave e mbrëmjeve nuk dëmtoi veç këngëtarët, edhe buxheti i shtetit pësoi humbje

Në Kosovë ndërkohë akoma nuk është marrë një vendim final rreth dasmave apo mbrëmjeve muzikore, edhe pse nesër pritet të startojnë disa prej tyre. /Telegrafi/

Labinot Tahiri dhe Edona Llalloshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)