LAJMI I FUNDIT:

Labi mbështet Fjolla Morinën: E përkrahi këtë nënë që punon për t’i rritur fëmijët, pa qenë në lëkurën e saj nuk bën të paragjykoni

Labi mbështet Fjolla Morinën: E përkrahi këtë nënë që punon për t’i rritur fëmijët, pa qenë në lëkurën e saj nuk bën të paragjykoni

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vendosi që të shtunën të bëjë reagimin e parë publik që pas arrestimit të saj në datën 19 shtator.

Ajo në këtë datë u arrestua në pikën kufitare Morinë, pasi në veturë iu gjetën dy pistoleta, njëra çakmak dhe tjetra tip “Zoraki” me 23 fishekë luftarakë.


Të martën asaj iu shqiptua nga Gjykata e Kukësit masa e arrestit shtëpiak, dhe përplot 30 ditë ajo është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit.

Në reagimin e saj të bërë në rrjetet sociale, Fjolla ka kritikuar mediat që sipas saj kanë përfshirë në ngjarje dy njerëzit e tjerë që e shoqëronin gjatë udhëtimit (dhe që gjithashtu po vuajnë dënimin me arrest shtëpiak për 30 ditë) dhe e kanë hiperbolizuar ngjarjen.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një farë pike të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë, bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për vetën time! Gjëra që dhe unë s’i dija…por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastë. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk e meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqenë dhe po lëndoni një familje e fëmije. Fajet e mia i marr vet mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjare!”, ka shkruar Fjolla Morina në reagimin e saj.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

E në mbështetje pas kësaj deklarate të saj i ka dalë kolegu, këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri.

Ky i fundit ka rishpërndarë reagimin e Fjollës në InstaStory, ndërsa ka mbështetur se opinioni publik po ushtrojnë presion mbi të në këto kohë të vështira për të.

“E përkrah këtë shkrim të një vajze, nanë e njeri që punon për t’i rritur fëmijët e saj, që kush si ajo s’i do! Pa qenë nën lëkurën e dikujt, nuk bën të paragjykoni. Fjolla Zotin ke afër vetes gjithmonë sepse ke fëmijët. E për fjalët dhe për ne mos e lodh veten”, ka shkruar Labi. /Telegrafi/

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Sinan Vllasaliu për zhvillimet në muzikë: Demokracia nuk të jep lirinë me qenë ‘kreten’

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori