LAJMI I FUNDIT:

La Liga me rregullore të re kundër racizmit – pas skenave të shëmtuara ndaj Viniciusit

La Liga me rregullore të re kundër racizmit – pas skenave të shëmtuara ndaj Viniciusit

La Liga ka bërë një ndryshim të lehtë në rregullat e saj në rastin e racizmit gjatë ndeshjeve, sipas El Pais.

Rregulli i ri i jep policisë fuqinë për të ndërprerë përkohësisht ose përgjithmonë një ndeshje në zhvillim nëse ka ndonjë incident të abuzimit racor, brohoritje ose postera në stadium.


Më parë, fuqia për të ndaluar një ndeshje futbolli në zhvillim qëndronte vetëm në diskrecionin e gjyqtarit.

Vinicius me shkrim sa goditës aq edhe prekës pas incidentit me tifozët e Valencias
Lexo po ashtu Vinicius me shkrim sa goditës aq edhe prekës pas incidentit me tifozët e Valencias

Megjithatë, siç u pa në rastin e Vinicius Junior në Valencia muajin e kaluar, gjyqtarët shpesh hezitojnë të ndërpresin ndeshjet edhe kur është e qartë se lojtarët po abuzohen në mënyrë racore.

Braziliani që atëherë është emëruar si kreu i komitetit kundër racizmit të FIFA-s që nga incidenti i shëmtuar që ndodhi në Mestalla.

La Liga nga edicioni 2023/24 do të godet në të gjitha format personat që fyejnë lojtarët në baza racore, në mënyrë që të mos përsëriten skenat e sezonin të kaluar. /Telegrafi/