LAJMI I FUNDIT:

La Liga kërkon shtyrjen e ndeshjes Mallorca-Cadiz për shkak të ndeshjes së Kosovës me Izraelin

La Liga kërkon shtyrjen e ndeshjes Mallorca-Cadiz për shkak të ndeshjes së Kosovës me Izraelin

La Liga i ka kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) që të shtyjë ndeshjen Mallorca-Cadiz, që do të luhej të dielën e ardhshme, më 12 nëntor. Arsyeja e shtyrjes është data e re e ndeshjes Kosovë-Izrael, e shtyrë në tetor dhe mungesa e Vedat Muriqit me klubin e tij.

Kosova u desh të luante me Izraelin me datë 15 tetor, por kjo ndeshja u shty nga UEFA shkaku i luftës mes izraelitëve me Palestinën, duke e konfirmuar disa ditë më vonë se kjo ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024 do të luhet më vonë.


FIFA konfirmoi se data 12 nëntor është ajo e cila do të shfrytëzohet për ndeshjen e shtyrë të Grupit I, por kjo datë përkon me datat kur kampionatet janë ende nuk u zhvilluar.

Kështu, La Liga ka kërkuar nga Federata Spanjolle që të shtyjë ndeshjen Mallorca-Cadiz për shkak të ndeshjes Kosovë-Izrael, pasi sulmuesi Vedat Muriqi nuk mund të luajë.

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael
Lexo po ashtu Zyrtare: Shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael

Deklarata e La Ligës për Mallorca-Cadiz

Pasi klubet e prekura janë informuar, La Liga i ka kërkuar gjyqtarit të garave të RFEF që të shtyjë ndeshjen e javës së 13-të mes RCD Mallorca-Cadiz CF, të planifikuar fillimisht për të dielën, më 12 nëntor, si pasojë e zgjatjes së periudhës ndërkombëtare të përzgjedhjeve të vendosura në mënyrë të njëanshme nga FIFA.

Ashtu siç ka ndodhur në vitin 2021 me periudhën ndërkombëtare për ekipet e CONMEBOL-it, FIFA, në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë marrëveshje paraprake me garat vendase, ka vendosur të zgjasë me tre ditë periudhën ndërkombëtare për lojtarët e kombëtares së Izraelit dhe Kosovës, të cilët duhet të kompletojnë ndeshjen e tyre të shtyrë në tetor. Kjo periudhë u vendos fillimisht nga data 13 deri më 22 nëntor dhe tashmë është zgjatur nga data 10 në 12 nëntor për lojtarët e këtyre dy skuadrave, duke përkuar me javën e 13-të të La Ligas.

RCD Mallorca ka marrë njoftimin për një thirrje përfundimtare për lojtarin e saj Vedat Muriqi për të luajtur në ndeshjen Kosovë-Izrael, e cila ndikon në ndeshjen RCD Mallorca-Cadiz CF.

Për të gjitha këto arsye, siç u bë në vitin 2021 me zgjatjen e afatit për skuadrat e CONMBEOL, pas bisedës me klubet e prekura dhe me synimin për të ulur ndikimin e kësaj situate në garë, LALIGA ka kërkuar në ditën e sotme nga gjyqtari i garave të RFEF shtyrjen e ndeshjes RCD Mallorca-Cadiz, në një datë që duhet të përcaktohet.

La Liga shpreh keqardhjen që edhe një herë FIFA merr këto lloj vendimesh për kalendarin pa marrë parasysh apo pajtuar me garat e brendshme.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori