LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner pozon me llojet e reja të bikineve nga linja e saj “Kylie Swim”, njofton fansat se disa tashmë janë shitur

Kylie Jenner pozon me llojet e reja të bikineve nga linja e saj “Kylie Swim”, njofton fansat se disa tashmë janë shitur

Kylie Jenner la të kuptohet se ndjekësit e saj në Instagram do të duhet të veprojnë shpejt nëse duan të blejnë disa nga modelet më të njohura nga linja e saj e re e rrobave të banjës, duke zbuluar të dielën (19 shtator) se disa artikuj janë shitur tashmë.

Duke ndarë pamjet nga prapaskenat e saj duke pozuar me stilin e njohur “Kylie”, nëna e dy fëmijëve, mund të shihet e shtrirë, ndërsa punonte për të gjetur këndet e saj më të mira për fotosesion në bikini të kuqe të ndezur dhe e mbuluar me vaj, shkruan DailyMail.

Në një klip të dytë, miliarderja shihet në modelin e bikineve “Caicos” dhe u tha ndjekësve të saj se ky model ishte shitur tashmë në madhësitë XS dhe S dhe shtoi se ajo mbante të veshur një madhësi M.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kylie ka pozuar personalisht për shumicën e llojeve të bikineve të linjës së saj.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Ndërsa, pak orë më vonë më e vogla nga familja e famshme Kardashian-Jenner, e cila së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë, ka ekspozuar edhe barkun e rrumbullakosur.

Ajo po ashtu ka ndarë me adhuruesit një imazhe të këndshëm me vajzën e saj të madhe, Stormi.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kylie lansoi linjën e saj të bikineve më herët gjatë këtij muaji pasi paraqiti dokumentet ligjore për të vendosur emrin e markës “Kylie Swim” nga Kylie Jenner në muajin maj.

24-vjeçarja tashmë ka edhe dy marka të njohur dhe të suksesshme në emrin e saj “Kylie Cosmetics” dhe “Kylie Skin”. /Telegrafi/

Foto: Kylie Jenner/Instagram
Foto: Kylie Jenner/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori