LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se janë të pandashëm nga njëri-tjetri, teksa po presin të bëhen prindër sërish

Kylie Jenner dhe Travis Scott thuhet se janë të pandashëm nga njëri-tjetri, teksa po presin të bëhen prindër sërish

Ndërsa Kylie Jenner dhe Travis Scott presin ardhjen e fëmijës së tyre të dytë, dyshja thuhet se nuk ngopen me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që çifti parashikon të bëhet një familje prej katër anëtarësh, ata po kalojnë sa më shumë kohë cilësore me familjen.


“Ajo është duke u shoqëruar me familjen e saj dhe disa miq të ngushtë dhe vetëm po bën e shijon këtë derisa të vijë fëmija”, tha një burim i afërt me Kylie për E!News.

Foto: Getty Images

Fëmija i parë i çiftit, 3-vjeçarja Stormi Webster, po përgatitet gjithashtu për t’u bërë motër e madhe.

“Stormi është vërtet e emocionuar që do bëhet motër dhe flet për fëmijën gjatë gjithë ditës. Ajo është plotësisht e vetëdijshme dhe është shumë e emocionuar”, tha ky burim.

Sa i përket reperit, i cili vazhdon të heshtë pas tragjedisë në Festivalin e tij “Astroworld”, në Huston, ai është aty për Kylie dhe çdo gjë që ajo ka nevojë.

Foto: Getty Images

“Travis ka qenë pranë saj dhe e ka mbështetur shumë gjatë shtatzënisë. Ata kanë qenë padyshim të pandashëm dhe kanë mbështetur njëri-tjetrin. Ata të dy janë të emocionuar për ardhjen e foshnjës”, shtoi burimi.

Kanë kaluar tre muaj që kur themeluesja e “Kylie Cosmetics” njoftoi fansat për shtatzëninë e saj në fillim të shtatorit, megjithëse ajo ende nuk ka treguar se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Pasi bëri njoftimin – miliarderja vazhdoi të bënte paraqitjeve gjatë Javës së Modës në New York.

Ndërkaq, çifti i famshëm kanë ndaluar së postuari në mediat sociale dhe nuk kanë dalë publikisht që nga tragjedia e “Astroworld” më 5 nëntor, ku mbetën të vdekur 10 persona. /Telegrafi/

Foto: Kylie Jenner/Instagram