eksperti-banner

Kylian Mbappe ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pasi ka pëlqyer një postim që festonte paraqitjen spektakolare të Lionel Messit, i cili shënoi hat-trick në ndeshjen hapëse të Argjentinës ndaj Algjerisë.

Lionel Messi ishte protagonist absolut i takimit, duke realizuar tre gola të ndryshëm në një performancë dominuese.


Goli i parë erdhi me një goditje të fuqishme nga distanca me këmbën e majtë, që përfundoi në këndin e sipërm të portës, duke vendosur menjëherë ritmin e ndeshjes.

Goli i dytë u shënua pas një gabimi të portierit, pas një goditjeje të Alexis Mac Allister, të cilën Messi e shfrytëzoi në mënyrë perfekte nga afërsia.

Hat-tricku u kompletua në pjesën e dytë me një finalizim të saktë nga distanca e zonës, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.

Ndërkohë, veprimi i Kylian Mbappe në rrjetet sociale – një “like” në postimin që lavdëronte Messin është bërë viral, duke ndezur reagime të shumta nga tifozët në mbarë botën. /Telegrafi/

telegrafi sport app