Kylian Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldos për golat e shënuar në Real Madrid

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Real Madrid. Sulmuesi francez ka arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 86 golash në të gjitha garat gjatë dy sezoneve të tij të para me gjigantët spanjollë, duke barazuar rekordin historik të Cristiano Ronaldo.
Mbappe realizoi 44 gola në sezonin 2024/25 dhe 42 gola në sezonin 2025/26, duke arritur totalin prej 86 golash në vetëm dy vite te madrilenët. I njëjti numër ishte regjistruar edhe nga Ronaldo në fillimin e aventurës së tij në Madrid, me 33 gola në sezonin 2009/10 dhe 53 në 2010/11.
Sezoni 2025/26 ishte veçanërisht mbresëlënës për francezin, i cili shënoi 42 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat. Nga këto gola, 25 erdhën në La Liga, 15 në Ligën e Kampionëve dhe dy në Copa del Rey.

Gjatë karrierës së tij me klube, Mbappe ka kaluar shifrën e 42 golave vetëm në dy raste të tjera: me 44 gola te Paris Saint-Germain në sezonin 2023/24 dhe po ashtu 44 gola në sezonin debutues me Real Madridin, 2024/25.
Golat e Kylian Mbappe sipas sezoneve (të gjitha garat:)
- 2024/25 (Real Madrid) – 44 gola / 59 ndeshje
- 2023/24 (PSG) – 44 gola / 48 ndeshje
- 2025/26 (Real Madrid) – 42 gola / 44 ndeshje
- 2020/21 (PSG) – 42 gola / 47 ndeshje
- 2022/23 (PSG) – 41 gola / 43 ndeshje
- 2021/22 (PSG) – 39 gola / 46 ndeshje
- 2018/19 (PSG) – 39 gola / 43 ndeshje
- 2019/20 (PSG) – 30 gola / 37 ndeshje
- 2016/17 (Monaco) – 28 gola / 46 ndeshje
- 2017/18 (PSG) – 21 gola / 46 ndeshje. /Telegrafii








































