LAJMI I FUNDIT:

Kyle Walker pranon ofertën e Bayern Munichut

Kyle Walker pranon ofertën e Bayern Munichut

Kyle Walker thuhet se ka rënë dakord t’i bashkohet kampionit gjerman, Bayern Munich, pasi u duk se ai do të nënshkruante një marrëveshje të re me Manchester Cityn.

Bayern ka kohë që ka ndjekur reprezentuesin anglez, por muajin e kaluar Walker u duk se hodhi poshtë thashethemet duke shprehur dëshirën për të qëndruar në City dhe duke hyrë në bisedime për kontratë të re me klubin .


Megjithatë, tani ai duket se ka ndryshuar mendje, me Sky Sport Germany që raporton se 33-vjeçari ka “arritur një marrëveshje verbale me klubin” dhe është gati të nënshkruajë për Bayernin.

Që kur u bashkua nga Spurs në vitin 2017, Walker ka luajtur një rol të madh në skuadrën pushtuese të Pep Guardiolës, duke fituar pesë tituj të ligës dhe së fundmi një trofe të shumëpritur të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, duket sikur ai është gati për një sfidë të re, dhe lëvizja e përfolur prej rreth 17 milionë eurosh te Bayern mund të jetë mundësia e përsosur për të që të sigurojë një vend të garantuar në 11-shen titullare, pasi 27 paraqitjet e sezonit të kaluar në ligë ndoshta nuk e kënaqen mbrojtësin e djathtë me përvojë).

Kyle Walker mes qëndrimit te Man City dhe transferimit te Bayern Munich
Lexo po ashtu Kyle Walker mes qëndrimit te Man City dhe transferimit te Bayern Munich

Lëvizja e mundshme e Walker në Bayern mund t’i hapë një rrugë mbrojtësit të djathtë francez Benjamin Pavard që të largohet nga Allianz Arena.

Destinacioni i Walker tani do të varet nëse Bayern mund të bie dakord për një tarifë transferimi me Cityn, megjithëse dëshira e anglezit për t’u larguar duket e qartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori