LAJMI I FUNDIT:

Ky faktor shëndetësor është më vdekjeprurës sesa pirja e duhanit

Ky faktor shëndetësor është më vdekjeprurës sesa pirja e duhanit

Nuk është ndonjë sekret se SHBA-të janë në mesin e një epidemie të obezitetit, dhe tani hulumtimet e reja tregojnë se sa serioze është kjo çështje.

Sipas studimeve, obeziteti tani është shkaktari kryesor i vdekjeve të cilat mund të parandalohen në SHBA – i renditur më lart se pirja e duhanit.


Hulumtuesit kanë konstatuar se mbipesha shkakton 47 për qind më shumë vite të humbura të jetës sesa duhani.

Sipas disa hulumtimeve të publikuara në “JAMA Internal Medicine” në vitin 2015, tani ka më shumë se kurrë persona mbipeshë në Amerikë, ku shumica e meshkujve dhe femrave të SHBA-së konsiderohen si mbipeshë apo obezë.

Shkencëtarët e cekin se tre nga pesë shkaktarët kryesorë të vdekjeve  – diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit – mund të trajtohen, prandaj është e rëndësishme ta keni parasysh këtë dhe të trajtoheni nëse keni ndonjërën nga këto simptoma. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori