LAJMI I FUNDIT:

Ky është reperi më i talentuar sipas Bleros (Foto/Video)

Ky është reperi më i talentuar sipas Bleros (Foto/Video)

Këngëtari Blero është mjaft aktiv në muzikë kohëve të fundit. Fansat e tij të shumtë në numër, do ta kenë mundësinë ta ndjekin këngëtarin në shumë prej emisioneve festive për Vitin e ri 2017.

Ai ka realizuar disa projekte të reja, gjersa ka kompozuar edhe shumë këngë për artistë të tjerë.


Kjo është fotografia më e dashur e Bleros që mban në telefonin e tij (Foto)
Lexo po ashtu Kjo është fotografia më e dashur e Bleros që mban në telefonin e tij (Foto)

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku është shfaqur krah reperit Onat, për të cilin thotë se është reperi më i talentuar.

Blero: “Me reperin më të talentuar në shtëpi”. Foto nga Instagram Story.

Kujtojmë që dyshja së bashku kanë patur një bashkëpunim para një viti, këngën “Jo jo”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Kjo fotografi tregon se mbase ata të dy kanë mbledhur forcat sërish, për të sjellë një tjetër bashkëpunim në tregun muikor. /Telegrafi/