LAJMI I FUNDIT:

Ky është plani i Barcelonës për rikuperimin më të shpejtë të Pedrit

Ky është plani i Barcelonës për rikuperimin më të shpejtë të Pedrit

Barcelona nuk do të ndërmarrë ndonjë rrezik sa i përket rikthimit të Pedrit në fushë.

Në të kaluarën blaugranasit janë detyruar që ta bëjnë një gjë të tillë duke pasur parasysh rolin e spanjollit në lojën e ekipit, por, tani ata e kanë kuptuar se janë një pozicion të tillë që duhet të kenë më shumë kujdes pas lëndimit të tij të fundit.


Edhe pse vetëm 20-vjeçar, shumë persona e kanë konsideruar Pedrin si lojtarin më të mirë të Barcelonës në dy vitet e fundit. Por, gjatë këtyre dy viteve ai është ballafaquar me shumë lëndime, duke mos qenë në gjendje të jetë i gatshëm për një pjesë të konsiderueshme të sezonit.

Kokëdhimbje të mëdha për Xavin, duhet të zgjedh tri gjëra të mëdha në formacionin e Barçës
Lexo po ashtu Kokëdhimbje të mëdha për Xavin, duhet të zgjedh tri gjëra të mëdha në formacionin e Barçës

Pasi pësoi një tjetër lëndim muskulor në muajin gusht, teorikisht rikuperimi i tij duhej të kompletohej në fund të muajit shtator, por mediumi katalunas “Sport”, kanë thënë se ai do të jetë jashtë fushave deri në gjysmën e dytë të muajit tetor, kur Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon.

Pedri do të jetë jashtë fushave për gjashtë ndeshjet e radhës ndaj Royal Antwerp, Celta Vigo, Mallorca, Sevilla, Porto dhe Granada.

Mesfushori spanjoll pritet të rikthehet në stërvitje këtë javë, pasi deri më tash ka bërë vetëm ushtrime fitnesi dhe është stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit. Do të duhet ende kohë që ai të jetë plotësisht i gatshëm për stërvitje.

Provokim apo gabim i paqëllimshëm, faqet zyrtare të Barcelonës përmendin Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin pas fitores ndaj Betis
Lexo po ashtu Provokim apo gabim i paqëllimshëm, faqet zyrtare të Barcelonës përmendin Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin pas fitores ndaj Betis

Paraprakisht, Pedri shpesh është krahasuar me Andres Iniestan, i cili  gjithashtu ka vuajtur shumë nga lëndimet, edhe pse jo në një moshë kaq të re.

Barcelona shpreson se Pedri do të ndjekë rrugën e idhullit të tij dhe të lë prapa krahëve edhe problemet me lëndime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori