LAJMI I FUNDIT:

Ky është Ali Januzi, njeriu që ka pajtuar mbi 1,000 familje

Ky është Ali Januzi, njeriu që ka pajtuar mbi 1,000 familje

Ali Januzi nga fshati Pasomë i Vushtrrisë,  qysh në moshë të re, në vitet ’90-ta i ishte bashkuar grupit të pajtimit të gjaqeve.

Që nga atëherë Januzi ka pajtuar më shumë se 1,000 familje në rrethinën e Vushtrrisë dhe më gjerë.

63 vjeçari Ali Januzi ka thënë se pajtimi i gjaqeve është një mision që përveç mençurisë kërkon edhe shumë maturi.

“Sa i përket pajtimeve të gjaqeve, qysh në vitet e ‘90-ta, kur ka filluar aksioni për pajtimin e gjaqeve, unë kam qenë në atë lëvizje. Kuptohet në krye të atyre pajtimeve gjithmonë ka qenë profesori Anton Çetta. Unë kam marrë pjesë me grupin e Vushtrrisë, sepse edhe në këtë komunë ka pasur probleme të ngjashme si në gjithë Kosovën… Për të pajtuar duhet pasur gjithmonë ide, por edhe iniciativë. Kur e di që në fshatin apo lokalitetin tënd ka probleme të tilla secili mund të merr një hap për të provuar pajtimin e dy gjaqeve”, tha për RTV Dukagjinin, Ali Januzi.

Sipas Januzit, moment i faljes ndërmjet dy familjeve, është akti më i lartë, njëherit ndjenja më e mirë. Ai tregoi edhe për rrugëtimin e vështirë që kishte si pajtues gjaqeve.

“Në ato vite ka qenë një aksion gjithë popullor ku i gjithë populli ka marrë pjesë dhe ku i gjithë populli ka dhënë kontributin e vet. Në saja të asaj jehone dhe në saje të angazhimit të gjithë popullit, aksioni ka pasur sukses të madh. Janë pajtuar mijëra gjaqe”, shtoi Januzi, përcjell Telegrafi.

Nuk u mjaftua me kaq. Ali Januzi disa vite më vonë iu bashkua edhe  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën periudhë është shumë krenar.

Ai ka thënë se kontributi për vendin në cilëndo mënyrë ka vlerë të madhe.

“Pas 81-tës kam vepruar në grupe. Kam qenë në grupin revolucionar. Kemi shkruar parulla, kemi bërë propagandë, kemi mbajtur mbledhje”, thotë pajtuesi i gjaqeve.

Së fundmi Ali Januzi është shpallur edhe qytetar nderi i Vushtrrisë, për kontributin e dhënë në qytetin e tij përgjatë viteve.

“Falënderoj së pari gjithë qytetarët e Vushtrrisë sepse është meritë e tyre së pari. Merita ka edhe Komuna e lëvizja [për pajtimin e gjaqeve]. Po të mos ishte edhe qytetari i Vushtrrisë me forcat e mia ndoshta këtë veprimtari nuk do të kisha mundur ta realizoja”, tha mes tjerash Ali Januzi.

I futur në mendime, Ali Januzi sa fillonte të tregonte një ngjarje, kalonte tek tjetra sepse në mendjen e tij kishte me mijëra të tilla. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori