LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, këto janë degët me numrin më të madh të delegatëve

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, këto janë degët me numrin më të madh të delegatëve

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Për numrin e delegatëve sipas degëve dhe kriteret e zgjedhjes së tyre vendos Këshilli i Përgjithshëm, përkatësisht Kryesia e LDK-së, në bazë të autorizimit të


Këshillit të Përgjithshëm.

Por, cilat janë degët me numrin më të madh të delegatëve?

Padyshim Prishtina është e para që do të përfaqësohet me 44 delegatë në Kuvendin e sotëm Zgjedhor të LDK-së.

Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Peja është dega e dytë me 31 delegatë, ndërsa e treta me 29 është Podujeva.

Gjilani do të përfaqësohet me 28 delegatë, ndërsa menjëherë vjen Ferizaj me 24 delegatë dhe Lipjani me 20.

Në dhjetë degët me më së shumti përfaqësues në këtë kuvend janë edhe Prizreni me 18 delegatë, Fushë Kosova e Suhareka me nga 15 secila dhe Vitia me 14.

Nga degët e tjera me numër dyshifror të delegatëve janë edhe Istogu me 13, Mitrovica me 11 si dhe Rahoveci e Vushtrria me nga 10.

Pjesën tjetër të Kuvendit e përbëjnë delegatë nga 22 degë të tjera.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Kuvendin e Nëntë Zgjedhor duke filluar nga ora 10:00./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori