LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së

Kuvendi miraton Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të martën Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) për periudhën 2017-2021.

Edhe pse në herën e parë nuk mori votat e duhura, meqë deputetët sabotuan votimin, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti riktheu për herë të dytë në votim, duke konsideruar se është sinjal jo i mirë mos miratimi i këtij programi, meqë të enjten fillon takimi i tretë i komisionit për MSA-në.


Pas votimit të dytë, programi mori 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e vlerësuan si shumë të rëndësishëm këtë program kombëtar për zbatimin e MSA-së. /Telegrafi/