Kuvendi edhe sot mbanë seancë, në rend dite 28 pika


Kuvendi i Kosovës edhe sot do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite janë 28 pika.
Në mesin e këtyre pikave është edhe " Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018".
Seanca do të nis në orën 10:00.
Rendi i ditës:1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, 6. Votimi në parim i Projekt-kodit Penal të Republikës së Kosovës, 7. Votimi në parim i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare, 8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, 11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi, 12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120, 13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës, 14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike, 15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, 17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, 18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017, 19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017, 20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017, 21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017, 22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017, 23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017, 25. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, 26. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, 27. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë, 28. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare./Telegrafi/









































