LAJMI I FUNDIT:

Kush ka më shumë para, Michael Jordan apo LeBron James?

Kush ka më shumë para, Michael Jordan apo LeBron James?

LeBron James e ka parë gjithmonë Michael Jordan si një model gjatë karrierës së tij në basketboll, dhe nuk është rastësi që ai ka veshur fanellën me numër 23, disa herë gjatë udhëtimit të tij, por kush nga kjo dyshe ka më shumë para?

James aktualisht ka katër unaza kampioni në krahasim me gjashtë që ka Jordan, megjithëse koha është kundër të parit, i cila do të mbush 37 vjeç në dhjetor, kur bëhet fjalë që të kap me trofe idhullin e tij.


Perandoria e biznesit të Jordanit ishte e përqendruar rreth markës ‘Jordan’, e cila u bë e madhe pas tërheqjes së tij nga sporti, dhe si e tillë pasuria e tij spekulohet të jetë në vlerë rreth 1.65 miliard dollarë.

Fillimisht ai preku shifrën e 2.1 miliardë dollarëve, por kuptohet se ka humbur rreth 500 milionë dollarë për shkak të krizës COVID-19.

Jordan fitoi rreth 90 milionë dollarë në karrierën e tij në NBA, por pjesa më e madhe e pasurisë së tij është falë bizneseve me të cilat filloi dhe punoi pasi u largua nga terreni për herë të fundit.

Ai investoi 175 milionë dollarë në Charlotte Hornets në 2006 dhe kur përfundimisht u bë pronari më i madh i ekskluzivitetit në vitin 2014, u vlerësua se ai kishte futur rreth 625 milionë dollarë të parave të tij në Hornets.

Megjithatë, pavarësisht nga pandemia globale, vlera e ekipit është rritur në 1.5 miliardë dollarë, që do të thotë se Jordan është i destinuar të fitojë nga investimi i tij sa herë që ai vendos se është koha për të shitur.

James gjithashtu mburret me një perandori të rëndësishme biznesi larg basketbollit, dhe ai nuk është shumë prapa Jordanit për sa i përket portofolit.

Sipas Forbes, James ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij 18-vjeçare në NBA me 400 milionë dollarë nga ajo që vjen në pagë, ndërsa më shumë se 600 milion dollarë kanë arritur përmes sipërmarrjeve të tij të ndryshme të biznesit.

Është vlerësuar se pasuria neto e James është rreth 850 milion dollarë, gjë që e vë atë prapa idhullit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori