LAJMI I FUNDIT:

Kush është Jonida Maliqi? Njihuni me artisten që e përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2019”

Kush është Jonida Maliqi? Njihuni me artisten që e përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2019”
Jonida Maliqi, Eurovision 2019, foto: PA Images

Shqipëria shpreson të fitojë “Eurovision 2019”, në krye me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila filloi karrierën e saj në moshën 13 vjeçare. Shqipëria sonte do të bëjë paraqitjen e 16-të në Eurovision, pasi iu bashkua këtij kompeticioni muzikor qysh nga viti 2004.

Pavarësisht se ishin të ri në këtë garë, ata ishin shteti i parë që bënë publik muajin e kaluar artistin dhe këngën e tyre, me shpresën që do të merrnin fitoren e tyre të parë.


Pra, le të përmbushim hyrjen e Shqipërisë në “Eurovision 2019” me Jonida Maliqin dhe të zbulojmë se çfarë po këndon ajo.

Kush është Jonida Maliqi?

Jonida është fytyrë e njohur e botës së showbizz-it në Shqipëri e cila ka konkuruar në një mori garash të këndimit. Ajo është e diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe studioi violinë dhe kitarë.

Jonida Maliqi, artiste e njohur në Shqipëri (Foto:PA Images)

Në moshën 13 vjeçare, debutoi në ‘Festivalin e Këngës’ – një konkurs i madh i këngës shqiptare me “Planeti i Fëmijëve”. 36 vjeçarja ka publikuar albumin e saj të parë në vitin 2006, ndërsa ka qenë pjesë edhe e teatrit ‘Dhjetë Urdhërimet’, ku luajti Juliet në versionin muzikor shqiptar të Romeo dhe Juliet.

Ylli është kthyer në një personalitet televiziv në vitin 2016-të kur u paraqit në jurinë e “The Voice of Albania”.

Çfarë do të thotë kënga e Shqipërisë në Eurovision?

Jonida do të prezantohet në Eurovision me këngën “Ktheju Tokës”, që në gjuhën angleze është “Return to the Land”. Gjatë një interviste me fansat Wiwibloggs të Eurovizionit, ajo ka shpjeguar kuptimin e tekstit, duke zbuluar se ka të bëjë me emigracionin e shqiptarëve, veçanërisht në lidhje me Luftën e Kosovës. Është shkruar “për shqiptarët, emigrantët, për të gjithë njerëzit në mbarë botën”.

Një video e performancës dramatike të Maliqit në ‘Festivalin e Këngës’, tashmë është në internet, duke i dhënë shikuesve një paraqitje të shkurtër të asaj që do të vijë sonte.

Pse u zgjodh Jonida Maliqi për të përfaqësuar Shqipërinë?

Pas shumë përpjekjeve, në dhjetor të vitit 2018-të, Jonida mori pjesë në edicionin e 57-të të ‘Festivali i Këngës’, dhe në fund e fitoi atë. Sipas rregullave të shfaqjes, kjo do të thotë se ajo u bë përfaqësuese e vendit në Eurovizion.

Këngëtarja jonë pritet të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të kësaj gare në mesin e plot 18 shteteve, ku vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit.

Maqedonia e Veriut, Austria, Zvicra, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania janë vendet që kanë të drejtë votimi për Shqipërinë pasi jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve. Votimi do të hapet menjëherë sa të kenë përfunduar të gjitha këngët. Për 15 minuta, shqiptarët që jetojnë në këto shtete mund të votojnë në numrat që do të shfaqin në televizionet respektive. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori