LAJMI I FUNDIT:

Kush është Cricket – Producenti që qëndron prapa shumë hiteve muzikore shqiptare

Kush është Cricket – Producenti që qëndron prapa shumë hiteve muzikore shqiptare
Cricket (Foto: Instagram)

Pak kujt do t’i kishte shkuar në mendje se një këngë e Shyhrete Behlulit do të mund të kthehej në një prej hiteve më të mëdha të 2019-ës.

Është producenti shqiptar, Donat Prelvukaj, i njohur me emrin artistik si Cricket, i cili tashmë veçse po qëndron prapa këtij hiti, dhe shumë hiteve të tjera.

Se është njëri prej producentëve më të suksesshëm në trojet tona, këtë e ka dëshmuar qysh nga “Bon Bon-i” i Era Istrefit, “S’jena mo” e Majk dhe Ghetto Geasyt e posaçërisht me krijimtaritë e reperes Tayna, i cili njëherësh ndihmoi prurjen e saj në skenë dhe shndërrimin e një senzacioni në tregun tonë për vetëm një kohë të shkurtër.

Meqë kohëve të fundit është kthyer në një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë në saje të veprimtarisë së tij, Cricket vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ku flet më shumë për fillimet e karrierës, kompaninë e tij, Friends Entertainment, këngëtarët me të cilët punon aktualisht, e natyrisht se edhe për projektet e reja.

Më tutje në intervistë, Prelvukaj flet edhe për jetën private, bashkëshorten Iliridën, me të cilën u martua në vitin 2018 e shumëçka tjetër.

Keni filluar karrierën si producent vite më parë, kush në të vërtetë është Donat Prelvukaj?

Cricketi është puna, sakrifica, dëshira dhe lutjet e Donat Prelvukajt. Pra, që kur kam qenë i vogël në moshë kam qenë drejt rrugës duke ndërtuar veten për të qenë një producent muzikor dhe krijimtaria ime vlerësohet.

Emri juaj artistik është Cricket, çfarë do të thotë, cili është kuptimi tij?

Cricket përfaqëson plotësisht ëndrrën time. Në gjuhën angleze bëhet fjalë për kërcyllin. Ata janë kudo dhe bëjnë zhurmë ashtu siç dëgjohet dhe muzika ime.

Si erdhi ideja e themelimit të një studio muzikore dhe me kë prej këngëtarëve jeni duke punuar aktualisht?

Ideja për studio muzikore nuk mund të them se ka lindur në ndonjë mënyrë, unë gjithmonë e konsideroj se kam pasur studio sepse dhomën e gjumit e kam pasur të ndërtuar si të tillë që në vegjëli, por mund të tregoj se inspirimin më të madh e kam pas nga Genc Prelvukaj, që ishte gjithmonë aktiv dhe ngriti shumë artistë në skenën tonë muzikore, që normalisht e konsideroj vëlla të madh.

Se me cilët artistë jam duke punuar atëherë janë ata që menaxhohen nga kompania jonë Friends Entertainment, Tayna, Numen, Finem, Solo, Geskoetj, kompani kjo që përfaqësohet nga unë dhe shoku im Rinor Hykolli.

Tashmë e dimë se qëndroni prapë shumë hiteve muzikore shqiptare, çfarë ju bën të veçoheni nga të tjerët?

Besoj se të gjithë artistët kanë veçori në artin e tyre. Emri im prapa projekteve të suksesshme muzikore është vetëm rezultat i përkushtimit dhe mosheqjes dorë nga dëshira për të përçuar shprehjen time përmes muzikës.

Si është të punoni me këngëtarë pasi preferencat e tyre janë të ndryshme, sa është i vështirë bashkëpunimi me ta?

Mund të duket e lehtë pasi të realizohet puna e përbashkët, mirëpo ka raste të shpeshta kur vështirësohet puna, sidomos kur nuk është e qartë se çfarë në të vërtetë duan. Sido që të jetë vullneti dhe përkushtimi tejkalojnë të gjitha.

View this post on Instagram

@tayna @ledrivula ⚡️💥

A post shared by Donat Prelvukaj (@cricket.music) on Dec 16, 2018 at 6:26am PST

Sa e sheh të vështirë të punosh në një projekt muzikor, i’u merr shumë kohë kjo punë?

Gjithçka varet nga përvoja dhe inspirimi. Ne kohë të mëhershme puna më merrte me shumë kohë sepse tentoja të jem sa më profesionist, tani më përcjell i njëjti përkushtim mirëpo me përvojë dhe inspirim të duhur projektet përfundojnë në kohë të duhur.

Shumë herë kemi dëgjuar nga këngëtar/e të shumtë që thonë se nuk ia vlen të nxjerrësh një album ditëve të sotme, a pajtoheni edhe ju me këtë qëndrim?

Nëse brengosemi vetëm për anën financiare dhe muzikën e bëjmë vetëm për të marrë nga ajo mund të pajtohem me ata që pohojnë diçka të tillë. Albumi konsiderohet si identitet i artistëve dhe gjurmë në histori, padyshim që secili artist duhet të ketë album. Gjithsesi autoritetet tona duhet të bëjnë punën e tyre më të mirë në lehtësimin e monetizimit të projekteve muzikore si dhe mbrojtjen e drejtave autoriale.

Jeni martuar para një viti, na flisni pak më shumë për jetën tuaj private?

Me Iliridën pothuajse jemi rritur bashkë. E gjitha çfarë mund të them është se jam i lumtur.

Çfarë do presim gjatë ditëve/muajve në vijim nga Cricket?

Në industrinë ku jemi gjërat janë të paparashikueshme dhe nuk mund të potencoj diçka konkrete, por ju ftoj të më ndiqni dhe rrini afër meje sepse jam më i inspiruar se kurë për të krijuar.

Cricket, faleminderit shumë për intervistën. Cila do ishte porosia juaj për lexuesit e Telegrafit?

Faleminderit edhe juve për interesimin për të marrë në intervistë, e vlerësoj shumë dhe ndihem i nderuar. Për lexuesit e Telegrafit dhe përkrahësit e mij po ashtu dua të i’u them se përkrahja nga njerëzit është me vlerë shumë më të madhe se sa mund të duket, si dhe po të mos gjenim përkrahje dhe vlerësim tek njerëzit ne do të ishim veçse krijimtari e humbur.

Ju faleminderit për çdo sekondë që ndani me mua dhe për çdo sekond që kaloni duke dëgjuar krijimtaritë e mia!

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori