LAJMI I FUNDIT:

‘Kush është armiku ynë?’ Zvicra neutrale voton për blerjen ose jo të avionëve luftarakë

‘Kush është armiku ynë?’ Zvicra neutrale voton për blerjen ose jo të avionëve luftarakë

Zvicra, e cila për herë të fundit bëri një luftë më shumë se 200 vjet më parë dhe nuk ka armiq të dallueshëm, dëshiron të shpenzojë miliarda në aeroplanë të rinj luftarakë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, shumë e kundërshtojnë idenë, duke thënë se vendi neutral as nuk mund të përballojë dhe as nuk ka nevojë për avionë luftarakë për të mbrojtur territorin alpin të cilin një avion supersonik mund të kalojë brenda 10 minutash.


Irlanda, Malta dhe Luksemburgu nuk kanë avionë, thonë ata, duke e bërë planin prej 6 miliardë franga zvicerane (6,6 miliardë dollarë) një shpenzim koti parash.

“Kush është armiku ynë? Kush po sulmon një vend të vogël, neutral – i rrethuar nga NATO?”, pyeti Priska Seiler Graf, një anëtare e parlamentit për Social Demokratët me prirje të majtë. “Është me të vërtetë absurde”.

Dhe sipas Reuters, janë votuesit ata që do të japin fjalën e tyre të dielën më 27 shtator.

Miratimi i fondeve në referendumin e detyrueshëm do ta linte qeverinë të vendoste vitin e ardhshëm midis Eurofighter nga Airbus AIR.PA, Rafale nga Dassault AVMD.PA e Francës, Boeing’s BA.NF/A-18 Super Hornet, ose Lockheed Martin LMT.N F35-A Lightning II.

Këta aeroplanë thuhet se do të zëvendësonin flotën e vjetër të Zvicrës me 30 H/Hornets F/A-18 të cilët do të dalin nga shërbimi në vitin 2030.

Votuesit gjashtë vjet më parë refuzuan blerjen e avionëve Gripen nga Suedia.

Madje në vitin 1989 një propozim për të hequr tërë ushtrinë e saj mori 35% të mbështetjes së votuesve. /Telegrafi/